Një shpërthim ka ndodhur sot pas mesnate në një lokal në rrugën “Besnik Lajqi” në Pejë.
Siç ka njoftuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Pejë, Driton Rugova, persona të panjohur kanë gjuajtur një granatë dorë dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
Rugova ka thënë se fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
“Sot rreth orës 02:05 minuta, Policia është informuar nga viktima se në rrugën “Besnik Lajqi” në Pejë, në një lokal, dyshohet se persona të panjohur kanë gjuajtur një mjet shpërthyes, në objektin e tij që dyshohet të jetë granatë dore. Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur, njesitet relevantë të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe për rastin u njoftua po ashtu edhe Prokurori i Shtetit, Policia është në kërkim të personave të dyshuar, kurse rasti cilësohet si shkaktim I rrezikut të përgjithshëm. Fatmirësisht nuk kemi persona të lënduar”, ka thënë Rugova.