
Ministrja në detyrë e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, vizitoi panairin EXPO DIASPORA, i cili po mbahet në ambientet e Flori Gallery Expo, në katin e dytë të Prishtina Mall.
Gjatë vizitës, Kusari-Lila u njoh nga afër me bizneset pjesëmarrëse, produktet dhe shërbimet që po prezantohen në këtë ngjarje, duke biseduar me përfaqësues të kompanive dhe mërgatës për mundësitë e bashkëpunimit dhe investimeve.
EXPO DIASPORA është një panair që synon të lidhë bizneset vendore me diasporën shqiptare, duke krijuar hapësirë për promovimin e produkteve dhe shërbimeve, zhvillimin e partneriteteve të reja dhe nxitjen e investimeve. Panairi po mbahet nga 3 deri më 5 gusht në Prishtina Mall./Gazeta10