
Avokati Arianit Koci në emsionin Prime Time ka thënë se dokumentet e publikuara sa I përketë sulmit që i ndodhi nga dy të dyshuar, kanë qenë të natyrës konfidenciale, i brendshëm i policisë, raporton Gazeta10.
“Nuk e di pse sic e keni pa ju ka dalur dokumenti i cili është i natyrës konfidenciale, i brendshëm i policisë. Policia e ka komunikimin me prokurorin apo me hetuesin eprorin e vet nuk e di, pork jo nuk është hera e parë që po dalin kësi lloj dokumentesh dhe është e papranueshme dhe dëmton hetimet në këtë formë”, ka thënë Koci.
Ai theksoi se arsyeja pse ai nuk ka publikuar vet dokumentin është se nuk ka dashur të pengoj hetimet nga organet kompetente.
“Qëllimi im nuk ka qenë për me publiku këtë lajm, incidenti ka ndodhur të mërkuërn ndërsa është publikuar prej mediave të dielen pas pesë ditëve, unë qëllimisht nuk e kam publiku nuk kam dasht me i pengu hetimet, kom dasht hetuesit me kry punën e vet pastaj me u ba publike. Mediat e kryejn punën e vet por këto dokumente duhet me i rujt, kur i bien në dorë mediave normal që do t’i publikojnë, nuk ka këtu kurgjo me mshef po thjesht pengohen hetimet.”, tha ndër të tjera Koci.