Kontaktoni

info@gazeta10.com

Zgjedhjet 2025

Bedri Hamza nga Kamenica: Votoni numrin 131, që ta hapim kapitullin e ri të Kosovës

Gazeta10
24 January 2025 - 20:27

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me qytetarët e Kamenicës,

Hamza ka thënë se Kamenica është qytet i pasurive nëntokësore dhe ndërmarrësve të suksesshëm, por edhe qytet i energjisë së ripërtërishme dhe inovacionit.

“Hapin e parë e keni bërë ju, me këtë mobilizim të madh. Mobilizim që po e shoh çdo ditë, në çdo anë të Kosovës, kudo që po shkoj. Hapi i dytë është vota juaj më 9 shkurt. Mobilizohuni, mobilizoni familjarët tuaj, miqtë tuaj, që të votojnë për PDK-në, për numrin 131, që ta hapim kapitullin e ri të Kosovës. Hapi i tretë do të jetë realizimi i planit që kemi përpiluar së bashku për ta bërë Kosovën ma mirë”, ka thënë Hamza

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.