Kontaktoni

info@gazeta10.com

Zgjedhjet 2025

Zafir Berisha nga Nasheci: Ndërtimi i impjantit për trajtimin e ujërave të zeza do të jetë prioritet i joni!

Gazeta10
24 January 2025 - 22:38

Kandidati për deputet nga radhët e Nisma-Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka vazhduar takimet me banorë të fshatit Nashecë.

Aty Berisha u takua me bashkëluftëtarë dhe mbështetës të kualicionit me numër 137.

Berisha tregoi problemin e ujrave të zeza me të cilin përballet ky fshat dhe se ndërtimi i impjantit për trajtimin e tyre do të jetë prioritet i prioriteteve për atë si deputet.

“Nasheci si një nga fshatrat më turisitik në Prizren, më shumë se 15 vite përballet me problemin, ku në lumin Dri afër këtij fshati derdhen 50% e ujrave të zeza të Prizrenit.Ky problem ka ndikim të drejtpërdrejtë në cilësinë e jetës së qytetarëve dhe ekosistemin përreth, prandaj ndërtimi i impjantit për trajtimin e ujërave të zeza do të jezë prioritet i prioriteteve për ne si deputet” tha Berisha.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.