Kontaktoni

info@gazeta10.com

Zgjedhjet 2025

Votuesit e VV-së i bashkohen PDK-së në Gjakovë, Krasniqi: Mbështetja për vizionin tonë po rritet çdo ditë

Gazeta10
25 January 2025 - 16:25

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka theksuar sot se gjithnjë e më shumë qytetarë po i bashkohen vizionit për një Kosovë më të mirë.

“Shumë qytetarë, të cilët në zgjedhjet e kaluara kanë votuar ndryshe, këtë herë po vendosin për #MaMirë. Një shembull frymëzues është Liridoni dhe familja e tij e madhe, Berisha, nga Gjakova, të cilët tashmë po mbështesin PDK-në. Ky vendim është dëshmi e besimit dhe shpresës për një të ardhme më të mirë me PDK-në në qeverisje dhe Bedri Hamzën kryeministër”, deklaroi Krasniqi.

Ai shtoi se çdo qytetar është i mirëpritur në këtë rrugëtim për një Kosovë më të drejtë, më të fortë dhe më të zhvilluar.

“Faleminderit, Liridon, për mikpritjen tënde. Faleminderit të gjithë qytetarëve që po na jepni besimin tuaj gjithandej Kosovës. Jemi bashkë në misionin për një Kosovë që mundet dhe meriton ma mirë”, ka shkruar Krasniqi./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.