Kontaktoni

info@gazeta10.com

Zgjedhjet 2025

Bedri Hamza në Pejë: Në janarin e besëlidhjes pejane, i siguroj qytetarët se atë që e premtoj – e realizoj

Gazeta10
25 January 2025 - 21:07

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim edhe me qytetarët e Pejës.

Duke përmendur janarit e Lidhjes së Pejës, Hamza ka thënë se sërish në janarin e besëlidhjes pejane, po i siguron qytetarët e Pejës se atë që e premton, e realizon.

Hamza ka thënë se për të, Kosova dhe qytetarët janë të parët.

“Peja e bukur e Dukagjinit mundet edhe ma mirë. Sonte, sërish në janarin e besëlidhjes pejane, i sigurova qytetarët e Pejës se atë që e premtoj, e realizoj.
Së bashku do ta përfundojmë autostradën Prishtinë – Pejë, modernizimin dhe elektrifikimin e hekurudhës dhe projektin turistik Borea në Rugovë.
Besimin e çdo qytetari e nderoj me krejt forcën time. Sepse, për mua, Kosova dhe qytetarët janë të parët!
#MaMirë #PDK131”, ka shkruar Hamza.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.