Kontaktoni

info@gazeta10.com

Zgjedhjet 2025

Gashi e Bekteshi takim me gratë në Milloshevë: Ndryshimi nuk është vetëm dëshirë, por zotim që do ta realizojmë bashkë

Gazeta10
26 January 2025 - 16:27

Kandidatët për deputetë nga LDK, Xhafer Gashi dhe Linda Bekteshi, kanë takuar zonjat nga Millosheva, ku kanë shpalosur programin e partisë në zgjedhje.

Gashi ka thënë se takimi u mirëprit me mbështetje të fuqishme për vizionin e LDK-së për të ardhmen e Kosovës.

“Së bashku me Lindën, u takuam me disa zonja nga Millosheva, ku shpalosëm para tyre programin e LDK-së. Ky takim u mirëprit me mbështetje të fuqishme për vizionin tonë për të ardhmen e Kosovës.

Faleminderit, zonja të nderuara, për përkrahjen tuaj të jashtëzakonshme dhe për besimin që na jepni çdo ditë. Ndryshimi nuk është vetëm një dëshirë, por një zotim që do ta realizojmë së bashku!, ka shkruar ai mes tjerash.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.