
Ish Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur në takim ambasadorin e ri të Tajlandës në Kosovë, z.Nipon Petchpornprapas, me të cilin kanë diskutuar për thellimin e raporteve, raporton Gazeta10.
Hoxhaj ka thënë se e ka uruar atë për pozitën e re në Kosovë.
Tutje, ai ka thënë se është i lumtur që këto rarporte janë vendosur sa ka qenë ai ministër i jashtëm në vitin 2012.
Këtu keni statusin e plotë:
“Kënaqësi të pres në zyrë ambasadorin e ri të Mbretërisë së Tajlandës, z. Nipon Petchpornprapas. E urova për detyrën në Kosovë dhe biseduam për thellimin e bashkëpunimit mes vendeve tona. I lumtur që kjo miqësi e krijuar nga viti 2012, që kur vendosëm marrëdhëniet e para diplomatike sa isha ministër i jashtëm, po vazhdon edhe sot midis shteteve tona dhe popujve tanë”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10