Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Kosovare Asllani përfshihet në ekipin e më të mirave të “Euro 2022”

Gazeta10
02 August 2022 - 9:58

Futbollistja e talentuar, Kosovare Asllani, është përfshirë në ekipin e më të mirave të “Euro 2022”, shkruan Gazeta10.

Mediumi “Goal” e ka përzgjedhur në mesin e më të mirave futbolliste Asllani e cila luan për Suedinë.

“Çdo kundërshtar që del kundër Kosovare Asllanit di gjithçka për talentin e saj, dhe çfarë mund të bëjë ajo – por kjo nuk e bën më të lehtë ta ndalojë atë”, shkruan Goal, transmeton Gazeta 10.

“Lojtarja e talentuar e udhëheqi lojën për Suedinë teksa arritën në gjysmëfinale, duke u renditur e treta për rastet e krijuara, e dyta për asistime, e treta për driblime të përfunduara dhe e dyta për faullet e fituara”.

“Futbollistet me aftësitë e saj shihen shpesh si lojtarë luksi, por Asllani ka një ritëm pune dhe disiplinë mbrojtëse që është jashtëzakonisht e rrallë në pozicionin e saj”, shkruan më tej Goal. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.