
Kandidatja për deputete e VV-së ka ndarë pamje nga tubimi i fundit që kjo parti pati.
Grainca ka thënë se Qeveria Kurti 3 do jetë për gratë duke e vënë në pah rolin dhe rëndësinë e tyre.
Mes tjerash ajo ka përmendur vendimet e ndërmarra nga kjo parti deri më tani.
Postimi i plotë:
Gratë për gratë. Lëvizja VETËVENDOSJE! për gratë. Qeveria Kurti 3 për gratë e ne në Kuvend të Kosovës për gratë. E gjthë shoqëria për gratë e të ardhmen, sepse gratë janë zemra e popullit dhe e vendit tonë.
Nga shtesat për lehona e për fëmijë, te superpuna nga e cila kanë përfituar afro dhjetë mijë vajza e gra te superpuna vetëm për gratë që do të realizohet gjatë mandatit të ardhshëm ku nga 350 euro për 6 muaj do t’u sigurohen bizneseve që punësojnë vajza e gra.
#118lvv #1albinkurti #gratë
#70adelinagrainca✅
Adelina Grainca