
Këngëtarja e njohur ndër vite, Shyhrete Behluli ka njoftuar se i ka ndërruar jetë, nëna e saj.
Ajo përmes njoftimit në Facebook tregoi se varrimi i të ndjerës do të bëhet nga ora 15:00 në varrezat e fshatit Mushtisht, raporton Gazeta10.
“Nënë, mungesa jote është dhembja më e madhe, por dashuria dhe kujtimet e tua do të mbeten përgjithmonë në zemrën time”, thuhet në postimin e saj.
Njoftimi i plotë i këngëtarës:
NJOFTIM MORTOR 🕊️
Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot ndërroi jetë Nana jone. Varrimi do të bëhet më 30.01.2025 në ora 15:00 në varrezat e Fshatit Mushtisht.
Nënë, mungesa jote është dhembja më e madhe, por dashuria dhe kujtimet e tua do të mbeten përgjithmonë në zemrën time. /GAZETA10/
