Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Scaloni jep lajmin e madh: Messi dëshiron të luaj në Kupën e Botës 2026

Gazeta10
31 January 2025 - 9:12

Lionel Messi do të luaj në Kupën e Botës 2026.


Kështu ka deklaruar trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni.

Ai ka thënë se Messi dëshiron të luaj në Kupën e Botës 2026, por ende nuk ka ndonjë njoftim zyrtar.

“Gjëja e parë që duhet thënë është se ai dhe shokët e tij të skuadrës janë të vetëdijshëm se ka mbetur një kohë e arsyeshme dhe se ai dhe të gjithë të tjerët janë të etur për të luajtur në Kupën e Botës.

Ne do të duhet të presim dhe të shohim se si do të zhvillohen gjërat. Messi e di se çfarë po mendojmë dhe ai është më inteligjenti nga të gjithë ne.”, deklaroi Scaloni.

Kujtojmë se Kupa e Botës 2026 do të zhvillohet në tre shtete, ShBA, Kanada dhe Meksikë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.