
Kandidati për deputet nga rradhët e LDK-së, Fadil Aliu është takuar më qytetarë të shumtë në odën e miqve të tij në lagjen Leci të Barilevës.
Në Barilevë deputeti mori mbështetje të madhe nga qytetarët, raporton Gazeta10.
“Mbështetja dhe angazhimi i të gjithëve ishin të jashtëzakonshme, dhe kjo na motivon të ecim përpara me besim dhe vullnet të palodhur. Jemi të vendosur të realizojmë çdo qëllim dhe të dëshmojmë se të gjithë jemi të gatshëm për fitore”, thuhet në postimin e tij./Gazeta10