
Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosjes dhe profesori i historisë në Mitrovicë,Fidan Mehmeti, me një postim në Facebook ka lajmëruar se jep dorëheqje nga partia VV, raporton Gazeta10.
Sipas njoftimit, arsye e dorëheqjes së tij janë veproimet e fundit të qeevrisë dhe shantazheve sic I quan ai.
“Ju njoftoj se që nga ky moment nuk jam pjesë e subjektit të LVV-së . Këtë vendim e kam marrë duke u bazuar në vendimet që është duke marrë kjo qeveri kohëve të fundit . Dikur një qeveri e shpresës ndërsa sot qeveri e mbytjes së shpresës. Një qeveri që përveç linqimeve dhe shantazheve nuk është duke bërë asgjë për qytetarët e saj.”, thuhet ndër të tjera.
Tutje ai thotë se një kryeministër dhe qeveri që ofendon mësuesit e vendit nuk Meriton udhëheqjen.
“Një Kryeministër dhe një qeveri që ofendon dhe poshtëron mësuesit e vendit nuk meriton të udhëheq me vendin. Gjendja e rënd ekonomike, inflacioni, trusti e shum gjëra dhe arsye tjera janë shkaqet që më kanë shtyrë të largohem nga ky subjekt”, shkruan Mehmeti./Gazeta10.