Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rasti tragjik në Jabllanicë, deklarohen nga Prokuroria e Gjakovës

Gazeta10
04 February 2025 - 10:41

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e të premtes në fshatin Jabllanicë të Gjakovës, ku tre fëmijë humbën jetën si pasojë e shembjes së një shtëpie të pabanuar.
Siç u bë e ditur, Ideal Ramaj, Ramë Mehmetaj dhe Veton Morina, rreth 13 dhe 15-vjeçarë, ishin viktimat e rastit tragjik, teksa ata u varrosën dje.

Ndërkaq, Lajmi.net ka kontaktuar me Prokurorinë e Gjakovës, për të mësuar nëse kanë filluar hetimet mbi rastin dhe detaje të tjera.

Megjithatë, Prokuroria nuk dha shumë detaje.

“Lidhur me rastin në fjalë, ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit, në koordinim me Policinë e Kosovës, janë duke i ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast”, thanë nga Prokuroria e Gjakovës.

Pas rastit tragjik, nuk munguan as reagimet e krerëve të shtetit dhe të partive politike të cilën shprehën ngushëllimet tyre ndaj familjeve të viktimave.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.