
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se sot ka nisur zhdoganimi në Portin e Durrësit, dhe që nga sot deti i këtij vendi nuk do të përdoret vetëm për turizëm nga Kosova, por edhe për tregti.
Rama këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, transmeton Gazeta10.
“Ja ku ka nisur edhe zhdoganimi në Portin e Durrësit për mallrat me destinacion Kosovën dhe deti ynë nuk është më edhe i Kosovës veç për turizëm, po është edhe i Kosovës për tregti”, ka shkruar ai ndër të tjera, duke e shoqëruar me hashtags si jemi një, të bashkuar e jo të ndarë./Gazeta10