Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gjuajtje me armë në Fushë Kosovë

Gazeta10
04 October 2022 - 22:43

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në rrugën ‘Nënë Tereza’ në Fushë Kosovë. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 20:00, raporton Gazeta10.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ku njoftoi se si pasojë e këtyre të shtënave nuk raportohet për ndonjë person të lënduar.

“Rreth orës 20:00, është raportuar për të shtëna  me armë zjarri në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë Kosovë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur  në të dhënat e para nuk raportohet për ndonjë person të lënduar. Aktualisht hetuesit policor kanë  nisur një hetim për ndriçimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”, tha Borovci./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.