Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Prokuroria e Shtetit nuk ka nisur hetime ndaj KQZ-së

Gazeta10
10 February 2025 - 8:19

Prokuroria e Shtetit ka mohuar qarkullimin e lajmeve për nisje të hetimeve në KQZ, pas dështimit të platformës online për prezantimin e rezultateve zgjedhore.

Liridonë Kozmaqi Hajdaraj, udhëheqëse e Zyrës për Komunikim në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, ka njoftuar se Prokurori i Shtetit, përfshirë edhe Prokurorinë Speciale, nuk ka dhënë urdhër për nisjen e hetimeve kundër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

“Ju informoj se Prokurori i Shtetit, duke e perfshire edhe Prokurorinë Speciale, nuk ka dhënë urdhër për nisjen e hetimeve kundër KQZ-së”, ka deklaruar ajo në një përgjigjje për RTK-në.

Ndryshe, pak minuta më parë kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi ka njoftuar se faqja zyrtare e këtij institucioni nuk është duke funksionuar dhe si pasojë nuk do të mund të publikohen të dhënat preliminare nga zgjedhjet nacionale përmes platformës online.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.