Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Suedia dënon një grua me 12 vjet burgim për gjenocid dhe krime lufte në Siri

Gazeta10
11 February 2025 - 13:49

Një gjykatë në Stokholm dënoi të martën me 12 vjet burgim një grua suedeze për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime të rënda lufte të kryera në Siri në vitin 2015 kundër grave dhe fëmijëve të pakicës fetare Yazidi.

Gruaja, e identifikuar si shtetasja suedeze Lina Ishaq, 52-vjeçare, u kthye në Suedi në vitin 2020 dhe aktualisht po vuan dënimin për vepra të tjera të kryera në Siri.

“Krimet përbëjnë një shkelje jashtëzakonisht të rëndë, jo vetëm të jetës dhe integritetit të individëve të veçantë, por edhe të vlerave themelore njerëzore dhe njerëzimit,” tha gjykata e qarkut të Stokholmit në vendimin e saj të marten, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Shteti Islamik kontrolloi pjesë të Irakut dhe Sirisë nga 2014-2017, përpara se të mposhtej në bastionet e tij të fundit në Siri në vitin 2019.

Ajo i shihte Yazidët, një pakicë e lashtë fetare, si adhurues të djallit dhe vrau më shumë se 3,000 prej tyre, si dhe skllavëroi 7,000 gra dhe vajza jazide dhe zhvendosi shumicën e komunitetit prej 550,000 banorësh nga shtëpia e tij stërgjyshore në Irakun verior.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.