
Emisari i ri i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, është takuar me Ndihmëssekretarin e Përgjithshëm për Operacione të NATO-s, Thomas Goffus.
Sorensen e ka cilësuar këtë si takim shumë të mirë, teksa ka thënë se janë pajtuar për koordinim të ngushtë në mbështetje të dialogut.
“Takim shumë i mirë njoftues me Ndihmëssekretarin e Përgjithshëm për Operacione të NATO-s, Thomas Goffus. U pajtuam për koordinim të ngushtë BE-NATO në mbështetje të dialogut”, ka shkruar Sorensen”, ka shkruar Sorensen.
Sorensen ka marrë mandatin nga 1 shkurti i këtij viti, me një mandat fillestar prej 13 muajsh.