
Komuna e Prishtinës, për sfidën me mbeturina në kryeqytet, fajin po vazhdon t’ia lë kompanisë rajonale të mbeturinave “Pastrimi”, teksa shpallin gjendje emergjente.
Drejtori i kësaj kompanie Petrit Reçica në një lidhje direkte në emisionin “Adresa e ankesave” në Kanal10, ka thënë se kamionët të cilët Komuna ka thënë se nuk punojnë janë po në vendin ku janë lënë edhe nga Komuna.
Tutje po ashtu ai është shprehur se kjo situatë e cila po flitet nuk është evërtet, duke thënë se janë për bashkëpunim.
Reçica ka thënë se po presin leje nga Komuna e Prishtinës për të filluar menjëherë më shpërndarjen e kontejnerëve në rrugët e kryeqytetit. /Gazeta10/
Për të parë më shumë ndiqeni videon më poshtë: