Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

Grabitje e armatosur në Prishtinë, cak një institucion mikrofinanciar

Gazeta10
13 February 2025 - 17:19

Një grabitje e armatosur ka ndodhur sot në Prishtinë ku cak i hajnit ka qenë një institucionit mikrofinanciar.

Siç merr vesh Insajderi bëhet fjalë për “Ria”, e cila ndodhet në rrugën “Robert Dolli”, lagjen e njohur si Pejton.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti e cila shtoi se person i dyshuar nën kërcënim të armës ka grabitur një shumë parash.

I dyshuari ende nuk është arrestuar.

“Sot rreth orës 16:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një institucion mikrofinanciar në rrugën “Robert Doll” në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se një person i dyshuar nën kërcënim të armës ka grabitur një shumë parash”, tha ajo për Insajderin.

Ahmeti deklaroi se aktualisht policia po kryen veprimet e nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Kronika e Zeze
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.