
Një hetim i vdekjes po bëhet në Suharekë. Policia e Kosovës ka deklaruar se dje është gjetur pa shenja jete në banesën e saj viktima femër.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe emergjenca, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Sipas mjekut trupi i pajetë nuk ka shenja të dhunës dhe dyshohet se vdekja ishte natyrore.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.