Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Konjufca takohet me emisarin slloven për Ballkanin Perëndimor, flasin për thellim të bashkëpunimit mes dy vendeve

Gazeta10
14 February 2025 - 12:49

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka pritur sot në takim të Dërguarin e Posaçëm të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anžej Frangeš.
Në këtë takim, Konjufca e njoftoi Frangeš me aktualitetin politik në Kosovë, “e cila sapo ka kaluar nëpër një periudhë fushate elektorale dhe zgjedhjesh parlamentare, që do të përcaktojë legjislaturën e re të Kuvendit të Republikës së Kosovës”.

“Kryetari Konjufca shprehu vlerësim për raportet midis Republikës së Kosovës dhe Sllovenisë, duke i konsideruar ato të rëndësishme, sidomos në perspektivën e ambicieve tona të integrimeve evropiane apo anëtarësimit të vendit tonë në strukturat ndërkombëtare”, ka njoftuar Kuvendi.

Më tutje, ai shtoi se dy vendet tona ndajnë vlera, qëllime dhe interesa të përbashkëta, “prandaj duke ruajtur angazhimin dhe gatishmërinë tonë duhet të përdorim të gjitha mundësitë për të thelluar gjithnjë e më shumë bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e shkëlqyera në të gjitha drejtimet”.

Konjufca e falënderoi Frangeš për vizitën dhe për “diskutimin e frytshëm, që zhvillohet përbrenda kuadrit të partneritetit të vyer e të palëkundur midis vendeve tona”

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.