Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti dhe Maqedonci në Mynih, zhvillojnë takim me ministrin kroat të Mbrojtjes

Gazeta10
15 February 2025 - 13:52

Ditën e dytë të pjesëmarrjes në Konferencën e Sigurisë në Mynih, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, u takun me ministrin kroat të Mbrojtjes, Ivan Anushiq.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se në këtë takim u diskutua rreth mundësive të reja për bashkëpunim në fushën e industrisë së mbrojtjes.

Kurti e falënderoi shtetin kroat dhe ministrin Anushiq për raportet e shkëlqyera dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës. Ai u shpreh se me Kroacinë ndajmë vlerat dhe këndvështrimin mbi situatën gjeopolitike si dhe pajtohemi për historinë, dhe se Kosova dhe Kroacia janë vende mike, partnere dhe aleate.

Kryeministri gjithashtu e falënderoi ministrin Anushiq për marrëveshjen në mes dy ministrive të Mbrojtjes për trajnimin dhe edukimin e kadetëve në Akademinë Ushtarake “Dr. Franjo Tuđman”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.