Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Klubi i madh europian tenton nënshkrimin e Antonyt

Gazeta10
16 February 2025 - 16:14

Sulmuesi i Manchester United, Antony është lidhur me një kalim befasues tek një klub i madh evropian.

24-vjeçari pati një rënie drastike në formë pas largimit nga Ajaxi në drejtim të Man United për shumën e 95 milionë eurove në vitin 2022.

Gjatë afatit kalimtar të janarit, Antony u largua nga Unitedi duke iu bashkuar Real Betisit në Spanjë si huazim për pjesën e mbetur të sezonit.

Që prej kalimit të tij atje, Antony ka filluar ta rigjejë sërish formën e dikurshme, pasi ka shënuar dy gola në tri ndeshje deri më tani.

Siç ka raportuar mediumi spanjoll Fichajes, gjiganti gjerman Bayern Munichu ka hapur bisedimet me Unitedin për transferimin e brazilianit.

Është sugjeruar se pavarësisht se kanë shpenzuar 95 milionë euro për ta sjellë në ‘Old Trafford’, Unitedi është i gatshëm të bëjë biznes për 50 milionë euro.

“Negociatat kanë filluar dhe në Munich e shohin shumë të mundshëm ardhjen e brazilianit”.

“Nëse ai vazhdon të shkëlqejë tek Betisi, nënshkrimi i tij për Bayernin mund të finalizohet gjatë muajve në vazhdim”, thuhej në raport.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.