Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Presidenti i Gjermanisë uron 17 vjetorin e Pavarësisë: Duam që Kosova të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian

Gazeta10
16 February 2025 - 20:52

Presidentja Vjosa Osmani ka pranuar një urim për 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës nga Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.

Në urim, Presidenti Steinmeier ka riafirmuar mbështetjen e Gjermanisë për pavarësinë dhe rrugën evropiane të Kosovës, duke rikujtuar se shteti i tij në shkurt 2008, ishte ndër vendet e para që njohu shtetin e Kosovës.

“Gjatë këtyre viteve, kemi thelluar vazhdimisht bashkëpunimin tonë, qoftë në politikat e sigurisë, në reformat për përafrimin me BE-në apo në fushën e politikave të klimës dhe energjisë”, thuhet në urimin e Steinmeier.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.