
Kombëtarja e Kosovës në futsall do të luajë ndeshjen e radhës për kualifikimet për Kampionatit Boteror që do të mbahet në vitin 2024, raporton Gazeta10.
‘Dardanët’ ndeshjen e radhës kualifikuese do t’a luajnë kundër Ukrainës.
Përzgjedhësi i Kosovës, Arben Simitçiu, ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen ndaj Ukrainës.
Bujar Ramadani, Xhemajl Beqiri, Labinot Dakaj, Jeton Dukovci, Durim Qorri, Melos Kelmendi, Mërgim Dervishaj, Drilon Maxharraj, Meriton Salihu, Driton Nishori, Fejza Kastrati, Muse Murtezi dhe Drilon Haxhijaj janë futbollistët e ftuar nga Simitçiu.
Kosova gjendet në grupin e 11 të ‘Main Round’ për kualifikim në Botëror, grup në të cilin gjenden edhe Holanda dhe Ukraina.
Ndeshja kundër Ukrainës do të luhet më 7 tetor në Riga të Letonisë. /Gazeta10/