
Gazetari i njohur kosovar, Mentor Shuki ka reaguar pas publikimeve të një fotografive nga Lëvizja Vetvendosje ku shihet Albin Kurtit i shoqëruar nga ish-përfaqësuesi politik i UÇK-së, Adem Demaçi në zonën operative të Llapit në vitin 1998.
Në këtë fotografi shihet Kurti duke hyrë në veturë, ndërsa shihet i rrethuar nga pjestarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Përgjithmonë UÇK”, ka qeënë përshkrimi qe Vetëvendosje i ka bërë fotografisë ku shihet lideri i tyre i partisë.
Kjo ka nxitur reagimin e gazetarit Mentor Shuki. Sipas tij, ky veprim ngjason me atë të Stalinit, duke e quajtur mes tjerash edhe mjeshtër të propagandës, raporton gazeta10..
Me ni fjalë me postu foto ku Adem Demaçi osht tu ta hapë derën e kerrit , ti si boss tu hypë në kerr. Pra ti me qenë kryesori , mos po të lëndohet ego e po idhnohesh.
Prej Stalinit e deri te Albini propaganda e njejtë osht veç figurat kanë ndryshu”, shkruan ai. /Gazeta10/
Postimi i plotë:
Stalini ish konë mjeshtër i propagandës!! Mbas marrjes së pushtetit në BRSS , ka ndërtu përmendore pafund , edhe me liderin shpirtëror e paraardhës Leninin . Kur ka bo piktura, ma vonë foto…ish kujdes që në foto kompozicioni me qenë i duhuri, gjithmonë ky mu pa afër Leninit, por edhe në krejt ato kujtime ky me u dokë ma i madh, ma autoritet , protagonist.
Me ni fjalë me postu foto ku Adem Demaçi osht tu ta hapë derën e kerrit , ti si boss tu hypë në kerr. Pra ti me qenë kryesori , mos po të lëndohet ego e po idhnohesh.
Prej Stalinit e deri te Albini propaganda e njejtë osht veç figurat kanë ndryshu.
Bre të pordhtë baci Adem në kaçurrela