Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani ndan urdhrin ‘‘Hero i Kosovës’’ për Shaban Jasharin

Gazeta10
18 February 2025 - 13:30

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ka ndarë urdhrin post mortem ‘‘Hero i Kosovës’’, Shaban Jasharit, kryefamiljarit të familjes Jashari,

Dekoratën nga Osmani e ka pranuar Bekim Jashari.

Osmani gjatë fjalimit të saj ka thënë se se familja Jashari është themeli mbi të cilën u ngrit liria e Kosovës.

“Një moment i gjallë i sakrificës dhe heroizmit të pashoq. Në historinë e njerëzimit rrallë herë ka ndodhur që një familje e tërë të flijohet për idealin e shenjtë të lirisë, duke u bërë simbol i qëndresës dhe i dinjitetit kombëtar, dhe motiv për mijëra ushtarë të UÇK-së. Nga plumbi i parë e deri tek qëndresa heroike e marsit 1998, Jasharët nuk u thyen asnjëherë, nuk u zmbrapsën asnjëherë, ata në fakt përqafuan pavdekësinë”, tha Osmani.

Osmani, ka ndarë urdhrin post mortem ‘‘Hero i Kosovës’’ edhe për Fehmi Lladrvocit, e Xhevë Lladrovcit, për trimëri dhe sakrificë për lirinë e vendit.

Këtë urdhër Osmani e ka ndarë edhe për Tahir Sinanin.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.