Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ambasadori i BE-së takoi krerët e partive për “hapat e ardhshëm” pas zgjedhjeve

Gazeta10
18 February 2025 - 13:36

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ka takuar veç e veç krerët e partive në Kosovë për, siç tha ai, të diskutuar hapat e ardhshëm pas zgjedhjeve.

“Mbajta takime të veçanta me Albin Kurtin, Memli Krasniqin, Lumir Abdixhikun dhe Ramush Haradinajn për të diskutuar hapat e ardhshëm pas zgjedhjeve. Theksova se shumica dërrmuese e njerëzve në Kosovë aspirojnë të anëtarësohen në BE. Qeveria e re duhet të ndjekë në mënyrë aktive reformat për ta realizuar këtë”, tha Orav.

Kosova mbajti zgjedhjet parlamentare më 9 shkurt, por rezultatet zyrtare ende s’janë publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.