
Ahmet Pllana nga SBAShK-u ka thënë se pas mos-ekzekutimit të pagave për grevistët e arsimit, sonte do të takohen.
Pllana përmes një lidhje telefonike në Info10, ka deklaruar se në vend që Qeveria të reflektojë e urojë mësuesit një vit të mbarë ai përkundrazi i dëmtoi duke mos i ekzekutuar pagat, transmeton Gazeta10.
“Komunat janë punëdhënëse, ato i kanë dorëzuar listat si cdo muaj edhe këtë herë. Andaj, është dashtë që si cdo herë të ekzekutohen pagat edhe kësaj here. Mirëpo Qeveria nuk e di se cfarë veprimi të pakuptimt është duke e marrë, për arsye se i ka lënë pa bukë mësimdhënësit, dhe janë në gjendje të vështirë”, ka thënë ai./Gazeta10