Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

35-vjeçarja në Prishtinë e denoncon për dhunë burrin 65-vjeçar me të cilin bashkëjetoi, kërkon ndihmë

Gazeta10
19 February 2025 - 21:59

Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës që përjetojnë kryesisht nga partnerët e tyre.

Kjo dukuri shqetësuese ka marrë përmasa të mëdha kohëve të fundit dhe kjo dëshmohet çdo ditë me numrin e rasteve të tilla që denoncohen në Polici, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në Prishtinë, ku një 35-vjeçare ka kërkuar ndihmën e Policisë dhe e ka denoncuar burrin me të cilin bashkëjeton që disa vite.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se i dyshuari 65-vjeçar ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas pas një konflikti verbal mes tyre, e po ashtu edhe dhunë psikike në vazhdimësi.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion për intervistim, ndërsa viktima është kthyer te familja e saj.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit ndaj të dyshuarit për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Kronika e Zeze
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.