
Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka thënë se Qeveria Kurti deri më tani nuk kanë punuar asgjë.
Lushtaku në Info10, ka deklaruar se qytetarët presin që kjo qeveri të punojë e jo të rrijë duarkryq karshi problemeve, transmeton Gazeta10.
“Në këtë vit nuk ka implementuar gati fare këtë pjesën e investimeve kapitale. Nuk mundesh me pasë aferë korruptive kur nuk punon fare. Qytetarët të kanë zgjedhë edhe me punu drejt edhe mos me u korruptu, nuk të kanë zgjedhë me ndejt duarkryq”, ka thënë ai./Gazeta10