
Një zjarr i madh ka shpërthyer sot në Tregun e Gjelbërt në Prishtinë, ku janë përfshirë nga flakët 4 deri 5 dyqane.
Zjarrfikësit dhe policia kanë dal në vendngjarje, ku këta të fundit janë duke bërë punë për shuarjen e zjarrit.
Më emisionin “Adresa e ankesave” në Knala10, në një lidhje direkte është paraqitur gazetarja Erolinda Suhëogerlla nga vendi i ngjarjes nga ku ka jep informacione të detajuara.
Në anën tjetër, Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës, për Gazeta10 ka thënë se zjarri dyshohet të ketë nisur sot rreth orës 05:40.
“Sot rreth orës 05:40, kemi pranuar informatën për një zjarr që ka përfshirë disa lokale në rrugën ‘Ilaz Agushi’ në Prishtinë. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfiksit dhe policia të cilët janë duke u marrë me rastin”.
Derisa sipas saj deri në këto momente nuk raportohet për njerëz të lënduar.
‘Nuk raportohet për persona të lënduar”, thotë Ahmeti.