Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Aksion kundër fajdeve dhe detyrimit në disa lokacione në Kosovë, i dyshuar edhe një polic

Gazeta10
05 October 2022 - 19:16

Një aksion i gjerë është duke u zhvilluar nga Inspektorati Policor i Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës në disa lokacione të ndryshme në Prizren, Malishevë e Prishtinë.

Aksioni po zhvillohet nën dyshimin se persona të ndryshëm janë përfshirë në vepra penale fajdesë, detyrimit dhe skemave piramidale.

Sipas, KALLXO.com në mesin e të dyshuarve është edhe një zyrtar policor, i cili po dyshohet për fajde e detyrim.

Hetimi ndaj këtij rasti siç raporton mediumi ka nisur javë më parë. Sipas tyre, ai eshtë njëri nga të dyshuarit kryesor në këtë aksion.

Aksioni i cili filloi në orët e mbrëmjes është koordinuar nga Prokuroria e Prizrenit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.