
Numri dy i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, në përditësimi i fundit nga numërimi i mbi 94 përqind të votave, ka marrë deri më tani 209 mijë 582 vota.
Në këto zgjedhje, Konjufca ka kaluar edhe rezultatin që kishte marrë në zgjedhjet e vitit 2021, ku bashkë me votat e diasporës e ato me kusht kishte marrë 200 mijë e 646 vota, meqenëse rezultatet aktuale janë vetëm nga vendvotimet e rregullta.
Ai ka kaluar me vota edhe kandidatët për kryeministër nga PDK, LDK e AAK.