Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tensioni i ulët i rrymës shkakton problem në ngrohjen e shkollës në Pejë

Gazeta10
21 February 2025 - 9:55

Ditë më parë, në emisionin “Adresa  e ankesave” të Kanal10 u raportua për problemet teknike me ngrohje në shkollën fillore “Skënderbeu, Katundi i ri” në Pejë.

Përmes lidhjes direkte, gazetari Naim Kryeziu dha më shumë detaje se si është gjendja aktuale.

Ashtu edhe sikurse që shihet në pamjet e Kanal10, në klasat e kësaj shkolle janë të vendosura edhe paisje tjera ngrohëse, pasi që duket se kalldaja e cila funksionon nuk ka kapacitet për ngrohjen e tërësishme të objektit.

Ndërkaq drejtori komunal i arsimit në këtë komunë, Naser Gega shtoi se ka pasur një defekt teknik, teksa tha se gjendjen aktuale të shkollës do e verifikoi gjatë ditës, sipas mundësisë.

Ajo është me pelet, e ka pasur një defekt teknik.  E nëse ka prap një problem shkoj e këqyri. Automatikisht shkoj në vendin e ngjarjen dhe e verifikoj gjendjen. Nuk ka kapacitet të rrymës. Nëse mundem do shkoj brenda ditës dhe e verifikoj gjendjen“. /Gazeta10

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.