
Tash e katër vite, lagjja “Beli Dashi” nga fshati Ozdrim i Pejës ka mbetur pa ndriçim publik, sipas raportimit të një banori.
Ai në emisionin e Kanal10, “Adresa e ankesave” tha se me përjashtim të rrugës kryesore, pjesa tjetër është pa ndriçim e pa kanalizim.
“Fshati Ozdrim i Pejës, lagjja “Beli Dashi” me 50 shtëpi.Qe katër vjet për të njëjtin problem jam duke thirrë, për kanalizim dhe ndriçim të rrugës. Vetëm rruga kryesore ka ndriçim. Problem kemi edhe me qentë endacak” , tha ai.