Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zelensky njofton se ka realizuar një bisedë me Edi Ramën, tregon se çka biseduan

Gazeta10
22 February 2025 - 13:39

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka falënderuar qeverinë dhe popullin shqiptar për mbështetjen ndaj Ukrainës.

Ai përmes një postimi në X, zbuloi detaje nga biseda që kishte me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramës.

“Kam pasur një bisedë të mirë me Kryeministrin e Shqipërisë, dhe falënderoj qeverinë dhe popullin shqiptar për mbështetjen e dhënë ndaj Ukrainës dhe popullit tonë. Ne diskutuam shumë tema të spikatura – projekte të përbashkëta dhe perspektiva më të gjera. Biseduam edhe për iniciativat diplomatike evropiane. Është thelbësore që Evropa të jetë në tryezën e bisedimeve. Gjithçka për Evropën duhet të jetë me pjesëmarrjen e Evropës dhe gjithçka për Ukrainën duhet të jetë me pjesëmarrjen e Ukrainës”, shkroi Zelensky në X.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.