Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Policia gjen armë e fishekë në shtëpi një 76-vjeçari

Gazeta10
23 February 2025 - 18:31

Policia e Ferizajt i ka gjetur një pushkë gjuetie, një revole dhe disa fishekë një të 76-vjeçari nga fshati Dardani.

Në njoftimin e Policisë thuhet se ata e pranuan këtë informacion në mesditë, ndërsa më pas Njësiti i Hetimeve “ka kontaktuar” me personin dhe ia ka konfiskuar armët.

“Me datë 23.02.2025, rreth orës 12:15, Njësiti i Hetimeve të stacionit policor në Ferizaj ka pranuar informacionin se një person, mashkull, kosovar, 76 vjeç, nga fshati Dardani, Ferizaj, po mbante në pronësi armë zjarri me leje të skaduar që nga viti 2021”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.