Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Trump e quan fitoren e konservatorëve “një ditë e madhe për Gjermaninë”

Gazeta10
23 February 2025 - 21:08

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve në Gjermani në rrjetin social Truth, që u mbajtën këtë të dielë.

Trump e quajti fitoren e aleancës së madhe konservatore të Gjermanisë “një ditë e madhe për Gjermaninë dhe për Shtetet e Bashkuara”.

“Duket se partia konservatore në Gjermani ka fituar me diferencë të madhe. Ashtu si në SHBA, edhe gjermanët janë lodhur nga politika pa sens, veçanërisht në çështjet e energjisë dhe imigracionit, që ka mbizotëruar për shumë vite”.

“Kjo është një ditë e madhe për Gjermaninë dhe për Shtetet e Bashkuara nën lidershipin e një zotërie të quajtur Donald Trump. Urime të gjithëve, shumë fitore të tjera do të vijnë”, ka shkruar Trump në një postim në platformën e tij “Truth Social”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.