
Banorët e lagjes “Kodra e Trimave” në Prishtinë janë ankuar për rrezikun që po u kanoset nga qentë endacak.
Një qytetar është lajmëruar në emisionin “Adresa e ankesave” në Kanal10, ku ka alarmuar për problemin me qentë endacak.
Qytetari është ankuar se në lagjen “Kodra Trimave” tash e një kohë kanë probleme me qentë endacak, ku dhe po ndihen të rrezikuar nga ta.
“Unë thirra mu anku se u bo tash e një kohë që në Kodra e Trimave kem problem me qentë endacak, nuk ki qe del ma në mëngjes hiq se hiq edhe jam ankuar nuk po di as ku me shkuar më që me bë ankesë e mi largu diqysh”, është shprehur qytetari. /Gazeta10/