
Zëdhënësja e “KRU Prishtina”, Arjeta Mjeku në emisionin “Adresa e ankesave” në Kanal10, i‘u është përgjigjur ankesave të qytetarëve.
Tutje ajo ka treguar se furnizimi me ujë është në rregull dhe ka treguar se do të kemi furnizim të bollshëm të ujit për këtë vit.
Gjithashtu ajo i’u është përgjigjur ankesave se në Komunën e Fushë Kosovës në lagjen “Arbëria” tek kompleksi Eliza ka shpërthyer një gyp i ujit.
Ajo ka mohuar një gjë të tillë duke thënë se ekipet në terren nuk kanë evidentuar një shpërthim të tillë. /Gazeta10/