Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ish-komandant Tara “trazon” Specialen

Gazeta10
24 February 2025 - 18:04

Seanca e fundit në Gjykatën Speciale të Hagës ngjalli reagime të shumta në opionion.

Prokurorja, Vega Iodice heqi dorë nga insistimi për të marrë dëshminë e Ismet Tarës pasi ai kishte refuzuar të përgjigjet me arsyetimin se këtë gjë do ta bëjë pasi t’i shfaqet një dokument të cilin e kërkonte.

Avokati Taulant Hodaj për emisionin “Raport” të Kanal10, tha se raste të tilla janë të pritura nëse nuk ka pasur avokat e këshilla juridike.

Ngjarjet si kjo ku nuk duan të dëshmojnë dëshmitarët ka qenë e pritshme.Mirë që s’ka pasur më shumë deri tani. Kjo vjen si pasojë e vitit 2019 ku shumica kanë shkuar pa avokatë dhe këshilla të duhura juridike. Tani pas disa viteve theksojnë se janë shkelur të drejat e tyre, por duhet të kesh parasysh se kur të thërret Prokuroria duhesh me shku me këshilltar juridik. Nëse ky nuk do të kishte dhënë dëshmi në vitin 2019, padyshim që do të shkonte në favor të të akzuarëve”, tha ai mes tjerash. /Gazeta10

Më shumë detaje:

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.