Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Trump: Jemi shumë pranë marrëveshjes me Ukrainën për mineralet

Gazeta10
24 February 2025 - 21:37

Presidenti amerikan Donald Trump tha të hënën se Shtetet e Bashkuara janë pranë arritjes së një marrëveshjeje për mineralet me Ukrainën. Komentet Presidenti Trump i bëri ndërsa priti në Shtëpinë e Bardhë Presidentin francez Emmanuel Macron për bisedime që u përqëndruan tek perspektiva për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë mes dallimesh të forta rreth mënyrës se si duhet të shkohet tek ky objektiv.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve Presidenti Trump tha se marrëveshja ishte “shumë pranë”. Ai tha se mund të takohet me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskiy më vonë gjatë kësaj jave ose javën e ardhshme për ta nënshkruar atë.

“Ai mund të vijë këtë javë ose javën e ardhshme për të nënshkruar marrëveshjen, një gjë e mirë kjo” tha Presidentit Trump duke iu referuar Zelenskiy. Ai shtoi se do të takohej gjithashtu me Presidentin rus Vladimir Putin në një moment të caktuar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.