Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gjashtë të lënduar nga aksidenti në rrugën Prishtinë – Gjilan

Gazeta10
25 February 2025 - 13:25

Para pak minutash, Gazeta10 ka raportuar për një aksident trafiku mes tre veturave në rrugën Prishtinë – Gjilan, si pasojë e të cilit disa persona kanë mbetur të lënduar.

Lajmin për Gazeta10 tashmë e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, të cilët kanë bërë të ditur se nga ky aksident janë lënduar gjashtë persona.

“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira 3 automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar 6 persona”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ndërkaq, Sinjali ka mësuar së të lënduarit janë dërguar për të pranuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Gjilanit.

Me rastin tashmë po merren zyrtarët e trafikut rajonal, për zbardhjen e detajeve dhe rrethanave të aksidentit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.