Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Batatina: Nuk më besuat mua, ja tani e keni Llapin Evropian

Gazeta10
05 October 2022 - 21:48

Triajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka dalë me një reagim në rrjetet sociale pas ndeshjes mes Greqisë dhe Finlandës, për kualifikimet në Kampionatin Evropian për grupmoshat U17, ndeshje kjo që u luajt në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

Nëpërmjet këtij postimi Batatina tha se ja ku është Llapi evropian, pasi për këtë fjali që e tha ai ishte përqeshur kohë më parë.

“Pas shumë viteve sakrificë, mund, djersë dhe shumë investimeve të vazhdueshme duke mos u dorëzuar as edhe një herë të vetme por duke kërkuar suksesin dhe rregullimin e infrastrukturës sportive në Stadiumin “Zahir Pajaziti” dhe duke ëndërruar që një ditë do të bëhet Llapi Evropian.

Shumë njerëz qeshën dhe shumë tjerë e morën qesharake deklaratën time në vitin 2014 për Llapin Evropian dhe tashmë ky është realiteti ynë llapjanë të dashur ku pas këmbëngulësisë sime, Kryetarit të klubit, Beqir Batatina dhe dy vëllezërve tjerë: Bejtush dhe Amrush Batatina si dhe falë bashkëpunimit të ngushtë me Komunën e Podujevës, Ministrinë e Sportit dhe Federatën e Futbollit kemi arritur në këtë nivel.

Shumë klube kanë filluar të rregullojnë stadiume në atë kohë, por këmbëngulësia e kryesisë që edhe mjetet e planifikura për skuadër të investohen në stadium e që sot ndihem i lumtur që Kombëtaret nga shtetet e Evropës po ndihen komod në Arenën ”Zahir Pajaziti

Faleminderit të gjithë atyre që besuan në projektin tim si dhe vëllezërve për mbështetjen e deritanishme që tash të ndihemi të lumtur për këto të arritura” thuhet në njoftimin e trajnerit të Llapit.”

UEFA ia ka besuar FFK-së ndeshjet e grupit të 8-të kualifikues të grupmoshave U-17, të cilat do të luhen në stadiumet “Fadil Vokrri” dhe “Zahir Pajaziti”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.