Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Stoltenberg: Forcat ukrainase kanë bërë përparim në rikthimin e territoreve

Gazeta10
05 October 2022 - 21:49

Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka biseduar në telefon me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, për situatën në Ukrainë.

Ai, me anë të një cicërime në Twitter, ka shkruar se forcat ukrainase kanë bërë përparim në rikthimin e territorit të tyre që ishte marrë nga rusët.

“Rusia duhet të ndalojë luftën që ka nisur. NATO do ta mbështesë dhe do të shtojë mbështetjen për Ukrainën për aq kohë sa të duhet”, ka thënë Stoltenberg.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.